Bejruti para dhe pas shpërthimit

Foto 1/8

Më shumë se 300 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi dhe thuajse 50% e godinave në Bejrut kanë pësuar dëmtime pas shpërthimit tragjik të dy ditëve më parë. Numri i viktimave po arrin 150, me mijëra të plagosur. Kostot ekonomike të kësaj tragjedie mendohet të arrijnë te 5 miliardë dollarë, duke çuar në prag të falimentimit Libanin, një shtet që ishte në vështirësi ekonomike edhe para tragjedisë, me protesta të shumta që po zhvilloheshin në të gjithë vendin.

Në fotogalerinë e mësipërme, realizuar me satelit, shihet edhe më qartë dëmi që ka pësuar porti dhe gjithë qyteti nga shpërthimi i 2750 tonë nitrat amoni, pas një zjarri që autoritetet tashmë dyshojnë se ishte i qëllimshëm.