Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Burgu brenda burgut, Shullazi dhe grupi kundërshtojnë regjimin 41-BIS

Nga A2 CNN
6 Gusht 2020, 16:50 | Kronikë
Burgu brenda burgut, Shullazi dhe grupi kundërshtojnë regjimin 41-BIS

Emiljano Shullazi dhe katër të bashkëpandehurit refuzojnë izolimin në regjimin e posaçëm 41-BIS. Përmes avokatëve, ata ankimuan në Gjykatën e Posaçme urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë që i futi në burg brenda burgut.  

Në kohën që izolimi në regjim ka për qëllim parandalimin e veprimtarisë kriminale nga persona brenda burgut, avokatët argumentojnë se në rastin e klientëve të tyre, ky komunikim nuk është shkak për izolim.

Emiljano Shullazi ka qenë në burg me të bashkëpandehurin Endrit Zela, nipin e tij, shokun e fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëririn, Blerim Shullazi.

“Mes qenieve njerëzore ka edhe marrëdhënie njerëzore”, thuhet në ankim, “daja do e takojë dhe flasë me nipin e tij, do kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet as kriminale e as e kundërligjshme”.

Avokati shfaqi kundërshti edhe për trajtimin e klientëve në regjimin e posaçëm.  Izolimi i Shullazit dhe grupit në 41-BIS, për avokatin Meçi, ka edhe qëllime të tjera.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani