Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"Çmimi europian i letërsisë" në shqip, kur përplasja e pushteteve trazon jetën e një populli të vogël

Nga A2 CNN
6 Gusht 2020, 15:46 | Aktualitet

Mund të mendoni se Letonia dhe Shqipëria nuk kanë asgjë të përbashkët, por gaboheni. Ndërtimi i një shteti dhe fuqia e qeverisjeve totalitare ka vënë ngado individin përballë zgjedhjeve të vështira. Letonezët, miq të ngushtë apo familjarë, njëlloj si në Shqipërinë komuniste janë vënë përballë zgjedhjeve që sot mund t’i quajmë tradhti. Një histori të tillë e sjell fituesi i çmimit europian për letërsinë Osvald Zebris me librin “Nën hijen e kodrës së gjelave”.

Për shkak të pushteteve dy miq të ngushtë mund të tradhtojnë dhe zhgënjejnë njëri-tjetrin, një histori e rrëfyer disa herë edhe nga shqiptarët të cilët gjatë komunizmit janë vënë përballë zgjedhjeve të vështira. Një rrëfim i tillë vjen në shqip nga Letonia, e cila sot duket se s’ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë, por që në ndërtimin e shtetit i është dashur ta gërryejë jetën e individit deri në tortura shpirtërore e tradhti.

Aida Baro

 “Pak a shume e ngjashme me historinë tonë, pra një popull i vogël, i mbytur nga perandoritë e mëdha. Ngjarjet personale futen në mes, diçka që kemi parë të zhvilluar edhe me intelektualët shqiptare, si Sabiha Kasimatit, që kur komunistet morën pushtetin arritën t’ i zhdukin”, thotë për A2 Aida Baro, kryeredaktore e Botimeve Pegi.

Faktet historike dhe ngjarjet e vërteta në këtë libër ndërthuren me historitë njerëzore të dy miqve të ngushtë dikur që shkatërrojnë gjithçka në marrëdhënien e tyre.

Vepra e vlerësuar me çmimin europian për letërsinë, është edhe libri i parë i përkthyer në shqip prej autorit dhe gazetarit Osvald Zebris.

A2 CNN Livestream

Dita jonë