Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Familjarët në dyert e Infektivit, Meta: Reflektim, duhet të informohen për gjendjen e të afërmve

Nga A2 CNN
6 Gusht 2020, 16:42 | Aktualitet

Presidenti Ilir Meta publikoi foto të një numri të madh familjarësh që presin jashtë spitalit infektiv, për t’u njohur mbi gjendjen shëndetësore të të afërmeve të prekur nga koronavirusi.

Në një reagim, Kreu i shtetit thotë se familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre.

“Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, nënvizon Presidenti.  

Më herët, Meta kërkoi shtimin e buxhetit të caktuar për shëndetësinë, pasi sipas tij asnjë gjë nuk është më e rëndësishme sesa jeta e qytetarëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë