Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fauci: Nuk mendoj se do të mund ta zhdukim koronavirusin nga planeti ynë

Nga A2 CNN
6 Gusht 2020, 11:05 | Bota
Fauci: Nuk mendoj se do të mund ta zhdukim koronavirusin nga planeti

Bota nuk do të mund ta zhdukë koronavirusin, tha Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan mbi sëmundjet infektive, gjatë një interviste për Reuters. Sipas tij, vaksina mund të ndihmojë vetëm për të vënë nën kontroll.

“Nuk mendoj se do të mund ta zhdukim nga planeti ynë, sepse është një virus me transmetim tepër të lartë, saqë zhdukja duket e pamundur”, tha Fauci. “Por ajo që mendoj se mund të bëjmë është të kombinojmë një vaksinë të mirë me vëmendje të shtuar ndaj masave të shëndetit publik. Nuk them se duhet të mbyllemi, por duhet të bëjmë kujdes”.

Fauci parashikoi se pas vitit të ardhshëm, vendet do të arrijnë të kenë më shumë nën kontroll koronavirusin. “Shpresoj dhe besoj që është e mundur që, pasi të kalojë viti 2021 dhe një tjetër cikël, do ta kemi nën kontroll”, tha ai. “A ka mundësi që të mos ndodhë kjo? Sigurisht. Nuk do të ishte realiste të mos e thosha këtë. Por mendoj se do ta kemi shumë më tepër nën kontroll sëmundjen që nga ky dimër”.

Vetëm në 24 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara regjistruan 52180 raste dhe 1388 viktima nga koronavirusi. Në total, vendi ka mbi 4,8 milionë raste të konfirmuara me Covid-19 dhe mbi 158 mijë të vdekur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani