Koronavirusi në Kosovë, 16 viktima në 24 orët e fundit

35B64966 F566 4B78 B5C5 408FE65D87C1 w1080 h608 600x338

16 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit në Kosovë, 1 më shumë se një ditë më parë ku u regjistruan 15. Sipas asaj që raportojnë autoritetet atje, shifra e çon në 300 numrin total të viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 475 testime prej nga 196 raste janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, numri total i rasteve është 9688 prej tyre 3908 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë, shifër që e çon në 5480 numrin total të personave të shëruar nga koronavirusi.