Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Nuk jeni vetëm por nevojiten reforma”, Macron viziton Libanin pas shpërthimit në Bejrut

Nga A2 CNN
6 Gusht 2020, 15:54 | Bota

Presidenti francez Emanul Macron, u bë udhëheqësi i parë që vizitoi Bejrutin e tronditur rëndë. Kreu i Elizesë ofroi mbështetjen e popullit francez dhe bëri thirrje për ndryshim pas shpërthimit shkatërrues të së martës. Libani nuk është vetëm, pohoi Macron para se të zotohej se Parisi do të koordinonte përpjekjet globale për rimëkëmbjen e Bejrutit.

Por presidenti francez paralajmëroi gjithashtu vendin e zhytur në krizë ekonomike, se do të fundosej edhe më shumë nëse nuk vinte në zbatim reforma urgjente. Macron vizitoi fillimisht zonën e portit, të kthyer tashmë në një pirg rrënojash. Më pas kaloi përmes lagjeve të goditura më rëndë, mes thirrjeve të qytetarëve të zemëruar me politikën. Numri një i Parisit tha se nuk kishte ardhur për të mbështetur regjimin dhe siguroi se ndihma franceze nuk do të përfundonte në duart e të korruptuarve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani