Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Operacion 591 milionë euro, Roma kalon në duart e miliarderit Dan Friedkin

Nga A2 CNN
6 Gusht 2020, 17:06 | Futboll
Operacion 591 milionë euro, Roma kalon në duart e miliarderit Dan

Pas shumë muajsh në negociata tashmë është zyrtare. Klubi italian i Romës ka ndërruar pronësi duke kaluar nga James Pallota në duart e miliarderit amerikan Daniel Friedkin.

Njoftimi u bë i ditur nga vetë klubi kryeqytetas në ditën e ndeshjes së Europa League përballë Sevijas.

Friedkin është një emër i madh i sipërmarrjes në Shtetet e Bashkuara ndërkohë që blerja e Romës i ka kushtuar 591 milionë euro.

Klubi verdhezi përgatitet në këtë mënyrë për një kapitull të ri në futbollin italian duke i dhënë fund epokës 9-vjeçare të presidentit Pallota.

A2 CNN Livestream

Dita jonë