Përfshihet nga zjarri një fasoneri në Skrapar

Untitled collage 6 1100x620

Një zjarr i madh ka përfshirë një fasoneri në zonën e Skraparit, duke shkaktuar panik te punëtorët që ndodheshin brenda saj.

Zjarri ka rënë papritur dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar mes punëtorëve, të cilët kanë dalë në kohë nga fasoneria.

Shkaqet e flakëve janë ende të paqarta, ndërkohë që raportohet për dëme të mëdha materiale.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë flakët në kontroll.