Rastet me koronavirus, Greqia mbyll kufijtë në mbrëmje, 7 ditë karantinë për udhëtarët

kakavije 1100x620

Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se autoritetet kanë vendosur që nga mbrëmja e sotme e në vijim nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit të mbyllë kalimin në pikat kufitare për të gjithë udhëtarët dhe mjetet në hyrje dhe në dalje.

Sipas policisë pikat e kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të hapura nga ora 06:00 deri në 22:00 dhe për këtë arsye iu bën thirrje qytetarëve të shmangin oraret kur nuk do të lejohet kalimit.

Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë , do të karantinohen për 7 ditë.

Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse. Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së 🇪🇺 dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.