Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rriten infektimet në Europë, Franca dhe Spanja raportojnë shifra të larta ditore

Nga A2 CNN
6 Gusht 2020, 11:13 | Bota
Rriten infektimet në Europë, Franca dhe Spanja raportojnë shifra

Franca shënoi numrin më lartë të infektimeve ditore me koronavirusi në më shumë se dy muaj. 1695 raste të reja u konfirmuan gjatë 24 orëve të fundit. Me më shumë se 30 mijë jetë të humbura nga Covid-19, Franca është vendi i tretë me bilancin më të hidhur në Europë, pas Britanisë së Madhe dhe Italisë. Autoritetet në qytetin e Tuluzë kërkojnë mbajtjen e maskave në rrugët më të populluara të vendit, me Parisin dhe një numër qytetesh të tjera që pritet të ndjekin të njëjtin shembull.

Franca nuk është i vetmi shtet që po përjeton rritje të rasteve që prej zbutjes së masave të kufizimit. Të mërkurën Spanja raportoi numrin më të lartë të infektimeve të reja që prej rihapjes së ekonomisë në muajin qershor më 1772 raste në 24 orë.

Lajmi vjen ndërsa Zvicra u bë vendi i fundit që njoftoi se do të karantinonte të gjithë të ardhurit nga Spanja, duke përjashtuar ishujt Kanarie dhe Baleare. Ndërkaq, Gjermania do t’u kërkojë udhëtarëve që vijnë nga qyteti belg i Antverp të izolohen, pasi Agjencia për kontrollin e sëmundjeve e shpalli atë si zonë me rrezik të lartë. Shifra rekord u regjistruan edhe në Greqi, me 124 raste të reja në 24 orët e fundit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë