Sevilla shumë e fortë për Romën, Leverkusen bën detyrën

14d973a849857a22d9ff9e584b0b9a7do2 1100x620

Roma është mundur me rezultatin 2-0 në ndeshjen e 1/8 të Europa League përballë Sevilla, në një takim që foli totalisht për spanjollët.

Klubi nga kryeqyteti italian njoftoi mëngjesin e së enjtes arritjen e marrëveshjes me miliarderin amerikan Dan Friedkin për blerjen e ekipit dhe një lajm i tillë duhej të sillte entuziazëm tek lojtarët, por nuk ndodhi kështu.

Sevilla shënoi dy herë në pjesën e parë të takimit me Reguilon dhe Nesyri përballë një Rome që ishte cunguar dhe për shkak të rikthimit të Smalling te Manchester United dhe mungesës së Veretout.

Në ndeshjen tjetër Leverkusen fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Rangers në një takim pa histori pasi gjermanët kishin fituar dhe në Skoci 3-0.