Shqipëria në 4 rajone, Vasili: Antikushtetuese, duhet nisur hetimi

Pavarësisht argumenteve të mazhorancës, opozita e cilëson antikushtetues ligjin e miratuar nga Kuvendi për ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone.

Në A2, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili kërkoi nisjen e menjëhershme të hetimi. Përballë kanë Kushtetutën.

Vasili i dha një përgjigje direkte deklaratave te zv.kryeministrit Erjon Braçe që i cilësoi të marrë opozitarët që po kundështojnë ligjin.

Opozita është angazhuar fort në dy ditët e fundit kundër këtij ndryshimi, por nga ana tjetër, duket më e relaksuar në raport me përballjen me mazhorancën në Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese, ndërsa konfirmon se i kanë syte nga Kodi Zgjedhor.

Duke i cilësuar të pazbatueshme ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, opozita bëri të qarte se nuk tërhiqet nga koalicionet e përbëra parazgjedhore. Sipas saj ato janë të sanksionuara në ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes politike të 5 qershorit me ndërmjetësim ndërkombëtar.