Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

U bë popullore gjatë karantinës, Lewandowski investon në kompaninë e lojërave elektronike

Nga A2 CNN
6 Gusht 2020, 22:07 | Futboll
U bë popullore gjatë karantinës, Lewandowski investon në

Golashënuesi i Bundesligës në sezonin që sapo u mbyll futbollistik, Robert Lewandowski ka rënë dakord të investojë në një kompani polake videolojërash sportive, popullariteti i të cilave arriti majat gjatë periudhës së karantinës.

Kostot e ulëta të krahut të punës, një fuqi punëtore e arsimuar dhe një traditë në lojëra e rrënjosur që nga epoka komuniste kanë ndihmuar ta bëjnë Poloninë një eksportues kryesor edhe para se kufizimet anti-Covid të rrisnin këtë sektor.

Kompania “Movie Games” njoftoi se nënshkroi një kontratë me Lewandowskin e cila e bën atë një aksionerë të kompanisë së videolojërave sportive që do të dalë në bursë në shtator.

“Shoh një potencial të madh në këtë gjë”, shkroi futbollisti i njohur në postimin e bërë nga kompania “Movie Games”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë