Vrasja e të moshuarit në Fushë-Prezë, arrestohen tre të dyshuar

budlla fushe preze 1100x620

Dy vëllezër janë arrestuar sot nga forcat e policisë, të akuzuar si autorët e vrasjes së 71-vjeçarit Abdulla Budlla në zonën e Fushë-Prezës disa ditë më parë.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale S. Sh., 32 vjeç dhe  A. Sh., 20 vjeç, banues në Rinas. Personave gjatë inspektimit u është gjetur edhe armën që kanë përdorur për vrasjen e të moshuarit.

Gjatë operacionit u arrestua edhe një person i tretë, 29-vjeçari G.C. nga Fushë-Kruja, të cilit iu gjet një pistoletë, një shotgun, lëndë narkotike dhe sasi të konsiderueshme parash.

Nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe të arsyeve të vrasjes.