Aksident me vdekje në Peqin, përplasen dy motora

Aksident Vlore makina perplas motorin 1100x620

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Karinë, ku për pasojë ka humbur jetën një 40 vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, në aksident janë përfshirë dy motora, një që drejtohej nga shtetasi Y.I., rreth 52 vjeç dhe tjetri nga Sh.Sh. 40 vjeç. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë Sh.S. ka ndërruar jetën në spitalin e Peqinit

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.