Avioni me 191 pasagjerë çahet në dysh gjatë uljes në pistë, ka viktima

Një avion i “Air India” me 191 persona në bord është përplasur me pistën në aeroportin e Kozhikode në jug të vendit duke shkaktuar të paktën 14 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Avioni dështoi të ulej normalisht në pistë dhe përplasja ka qenë aq e fortë sa e ka ndarë mjetin fluturues në dy pjesë.

Zjarrfikësit shkuan menjëherë në pistë për të shuar flakët, ndërkohë që ka nisur një hetim për shkaqet. Paraprakisht mësohet se avioni i nisur nga Dubai nuk ka mundur do të ulej normalisht për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.