Dialogu Kosovë-Serbi vijon më 7 shtator, Vucic: Do kërkojmë krijimin e Asociacionit

HD I193293INT1W 0001 frame 53 1100x620

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do të vijojnë më 7 shtator në Bruksel, tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic. Numri një i Beogradit deklaroi se do të kërkojë në këtë takim që të diskutohet për çështje konkrete siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne nuk po bisedojmë për problemet kryesore. Po përgatitemi për vazhdimin e dialogut më 7 shtator e do të kërkojmë realizimin e marrëveshjes së vitit 2013”, ishin fjalët e Vucic. Ai shtoi më tej se ishin të interesuar për dialogun, por se ai duhej të shkonte përtej çështjeve të tilla, si hapja e linjave hekurudhore dhe ajrore.