Hulkenberg, sërish në vendin e Perez për garën e Silverstone

PEREZ SERISH POZITIV FORMULA 1 frame 236 1100x620

Niko Hulkenberg do të jetë pjesë e Formula 1 edhe në garën e dytë të Silverstone. Piloti gjerman do të zëvendësojë sërish meksikanin Sergio Perez në skuderinë e Racing Point, i cili është ende pozitiv me koronavirus edhe pas testimit të dytë.

Hulkenberg u njoftua një javë më parë nga drejtuesit e “Racing Point” për t’u ulur në njëvendëshen e Perez por pasi udhëtoi nga Gjermania në Britani brenda 24 orëve, kreu të gjitha testimet dhe pasi arriti vendin e 5-të në provat zyrtare ishte i pafat duke e humbur mundësinë e garimit në “Çmimin e Madh të Silverstone” si pasojë e një problemi teknik në makinë. Me shpresën se diçka e tillë nuk do të sërish edhe këtë të diel, Hulkenberg do të provojë të lërë gjurmë për të treguar vlerat e tij në Formula 1.