Imunitet i natyrshëm ndaj Covid-19, ftohja e zakonshme përgatit trupin për koronavirusin

Ftohja e zakonshme mund të përgatisë trupin e një personi për të luftuar COVID-19; një zbulim ky që ndihmon të shpjegohet arsyeja përse njerëzit kanë përgjigje kaq të ndryshme ndaj koronavirusit.

Një hulumtum i zhvilluar në muajin maj tregoi se gjysma e popullsisë mund të ketë një lloj imuniteti të ndërtuar ndaj Covid-19 pa e pasur kurrë më pare virusin. Shkencëtarët dyshuan se kjo “memorje” e imunitetit ishte e lidhur me ata njerëz që kishin luftuar më parë ftohjen e zakonshme.

Ekspertët nga Instituti “La Jolla” për imunologji kërkuan të gjenin provat për këtë teori përmes një studimi të publikuar në revistën “Science”. Analizat e kryera në mostra të gjakut të marra nga lëndë të shëndetshme para pandemisë, treguan se qelizat T, të cilat janë pjesw kryesore e sistemit imunitar mbajnë mend infeksionet e shkuara për dekada pasi një person ka pasur një sëmundje të caktuar.

Në mostrat që ata analizuan, gjetën prova të qelizave T “të trajnuara” për të luftuar viruset që lidhen me ftohjen e zakonshme. Ata gjithashtu u befasuan kur panë që shumë nga qelizat T në mostër gjithashtu njohën koronavirusin pa qenë të ekspozuara ndonjëherë drejtpërdrejt ndaj tij.

Ata sugjerojnë se kjo ka të ngjarë të nxitet nga ngjashmëri të forta mes koronavirusit të ri dhe viruseve të lidhura me të ftohtit. Studiuesit thonë se kjo mund t’u japë disa pacientëve një fillim të mirë në luftimin e COVID-19, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë një reagim më të fortë imunitar. Kjo mund të shpjegojë arsyen përse disa njerëz marrin virusin dhe kanë pak ose aspak simptoma, ose nuk e marrin virusin fare.