Kosovë, ulet ndjeshëm numri i vdekjeve nga koronavirusi

covid kosova 1100x620

3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raportojnë autoritetet atje, një ulje e ndjeshme e viktimave ditore, pasi një ditë më parë u regjistruan 16. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 463 testime prej nga 181 raste janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, ndërsa 125 pacientë janë shëruar.

Në total vendi numëron 303 viktima nga Covid-19 dhe 9869 raste të konfirmuara, prej të cilave 3961 aktive.

Koronavirusi shkaktoi debate edhe në seancën e sotme parlamentare, që ishte edhe e fundit për këtë sesion. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi ngriti shqetësimin se familjarët e të infektuarve me COVID-19 po i shoqërojnë në Klinikën Infektive, atë të Pomologjisë edhe spitalet rajonale, duke vënë në rrezik veten dhe të tjerët.

Lidhur me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kjo ka ndodhur më herët dhe për largimin e tyre është dashur edhe ndërhyrja e Policisë.