Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kreu i Kishës Katolike, George Frendo për situatën nga pandemia: Më shumë kujdes për jetën e qytetarëve

Nga A2 CNN
7 Gusht 2020, 22:40 | Aktualitet
Kreu i Kishës Katolike, George Frendo për situatën nga pandemia:

Kreu i Kishës Katolike Shqiptare, George Frendo reagoi i shqetësuar për situatën e krijuar në javët e fundit me rritjen e theksuar të rasteve të reja me koronavirus.

Imzot Frendo iu bëri thirrje autoriteteve që të bëjnë më shumë për jetën e qytetarëve, pasi ajo është më e rëndësishmja.

Postimi i Imzot George Frendos

Këtë thirrje e bëj i nxitur nga dashuria për popullin tonë dhe nga interesi për të mirën e përbashkët.

A nuk na shqetëson situata e tmerrshme e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë? Ka shumë ditë, që dëgjojmë për një numër të infektuarish gati çdo ditë më të lartë sesa ditën e mëparshme. Çdo ditë infektohen mbi njëqind veta. Kur numri i të infektuarve ishte shumë më i vogël, u dhanë shumë urdhra për të shmangur rreziqet: asnjë makinë në fundjavë, shumë kufizime rreth daljes, autobusët nuk përdoreshin, një ditë madje dolën edhe kamionët ushtarake!!! Vërtetë, situata përshkruhej si një luftë!

Po tani? A jemi pajtuar me koronavirusin? Ose kemi frikë se më shumë kufizime do të krijojnë probleme për ekonominë e vendit? E çfarë duhet të ketë përparësi, ekonomia, apo shëndeti i popullit? Ministrja e shëndetësisë ka bërë shumë mirë, që shpesh herë ka apeluar për ruajtjen e masave për t’u mbrojtur kundër epidemisë. Por nuk mjafton fjala e Ministres.

Para disa ditëve, Atë Arturo Sosa, eprori gjeneral i Jezuitëve, tha se koronavirusi është një kërcënim jo vetëm për jetën njerëzore dhe për punët, por edhe për demokracinë. “Demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë nëse nuk bëjmë kujdes për situatën tonë politike”.

Ndoshta dikush mund të më akuzojë se po ndërhyjë në politikë? Jezusi ka afruar dhe shëruar shumë të sëmurë. Fatkeqësisht unë nuk e kam këtë aftësi! Por e kam për detyrë të flas për mbrojtjen e shëndetit të popullit tonë.

Ju lutem: më shumë kujdes për shëndetin e popullit tonë!

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani