Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mesazh i fortë i Yuri Kim: Fushata për të shkaktuar konfuzion, mbështesim fuqimisht SPAK

Nga A2 CNN
7 Gusht 2020, 18:30 | Aktualitet
Mesazh i fortë i Yuri Kim: Fushata për të shkaktuar konfuzion,

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar ashpër në Twitter në lidhje me sulmet që kanë nisur ndaj SPAK pas aksioneve të fundit të zhvilluara prej saj.

Diplomatja amerikane shprehu mbështetjen e SHBA për SPAK dhe shtoi se shpesh herë bëhet fushata për të shkaktuar konfuzion për t’i shpëtuar drejtësisë.

“Rastet e rëndësishme shpesh shoqërohen me fushata të shtrenjta për të hedhur dyshime dhe shkaktuar konfuzion, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën apo për t’i shpëtuar drejtësisë. Le ta themi qartë: Kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur, asgjë më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fuqimisht SPAK & ASP”, shkruan Kim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë