Michelle Obama pranon se vuan nga depresioni

michelle obama 1100x620

Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, tha se vuante nga një depresioni shkallës së ulët, për shkak të pandemisë së koronavirusit, marrëdhëniet racore në SHBA dhe e gjithë lufta politike që e rrethon.

“Më del gjumi në mes të natës sepse jam e shqetësuar për ndonjë gjë ose ndihem e rënduar”, tha Obama gjatë një mesazh zanor të shpërndarë për publikun. “Përpiqem që të mbaj veten në formë, por gjatë karantinës ka pasur momente ku thjesht jam ndjerë shumë keq”.

Në fakt, kjo është një ndjesi të cilën e kanë provuar shumë amerikanë. Një studim i Zyrës së Censuseve zbuloi se 1 në 3 amerikanë kanë raportuar simptoma të depresionit ose ankthit, shifër kjo 3 herë më e lartë se sa gjetjet e të njëjtit studim realizuar në gjysmën e parë të vitit 2019.

Për shkak të distancimit social, njerëzit kanë kaluar periudha të gjata kohore pa takuar miq e familjarë, çka ka rënduar edhe më shumë ndjesinë e vetmisë, një faktor kyç në rëndimin e gjendjes psikologjike.

Pas mesazhit, Obama reagoi edhe me një status në Instagram, ku falënderonte ndjekësit për mbështetjen. “Jam mirë, nuk keni arsye pse të shqetësoheni për mua”, tha ajo.