Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ndarja në 4 rajone, Haxhimali: Ligji cenon autonominë e pushtetit vendor

Nga A2 CNN
7 Gusht 2020, 14:53 | Politikë
Ndarja në 4 rajone, Haxhimali: Ligji cenon autonominë e pushtetit

Ligji për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin i cili parashikon ndarjen e vendit në 4 rajone cenon autonominë e pushtetit vendor. Sipas kreut të Shoqatës Shqiptare të Bashkive, Agron Haxhimali, zbatimi i tij përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit e bën qeverinë autoritet kontrollues të njësive të vetëqeverisjes vendore, duke zbehur kompetencat e tyre.

“Nuk i shërben decentralizimit dhe nuk e zhvillon tamam qelizën e pushtetit vendor që janë njësitë e qeverisjes vendore. Çdo para, sërish pas decentralizimit, kontrollohet nga qeveria”, tha Haxhimali për A2.

Zgjidhje sipas tij do të ishte një reformë e plotë dhe e thellë për nivelin e parë dhe të dytë të pushtetit vendor, sa i përket funksioneve administrative. “Qeveria duhet të rrijë sa më larg pushtetit vendor. Institucionet që futen në mes nuk janë nxitës të zhvillimit rajonal”, tha Haxhimali.

Ligji për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin pritet tí kushtojë buxhetit të shtetit rreth 168 milionë lekë në vitin e parë të zbatimit të tij, teksa kostoja mesatare vjetore përllogaritet në rreth 35,9 milionë lekë në vit për 10-vjeçarin e ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani