Parashikimi i zymtë në SHBA, 300 mijë viktima deri në dhjetor

SHBA PARASHIKIMI MB frame 113 1100x620

Një projeksion i Universitetit të Uashingtonit parashikon se bilanci i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara do të shkojë në gati 300 mijë deri në 1 dhjetor, për shkak të rritjes së infektimeve dhe shtrimeve në spital në shumë shtete.

Por sipas parashikimeve, numri i jetëve të humbura do të reduktohej me 65 mijë, nëse pothuajse të gjithë amerikanët do të mbajnë maska në publik.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara numërojnë mbi 160 mijë vdekje nga Covid-19, 2 mijë prej të cilave u shënuan në 24 orët e fundit. Ekspertët e shëndetësisë u bëjnë thirrje autoriteteve lokale për vigjilencë për të shmangur një valë të madhe.