Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shkelën masat anti-Covid, ushtria i detyron të bëjnë ushtrime në rrugë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2020, 22:08 | Bota

Roberto Vargas po shkonte të blinte miell me fëmijët e tij në Karakas, kur uli maskën për të fshirë djersën nga fytyra. Një oficer i Rojes Kombëtare e pa dhe e urdhëroi që të qëndronte ulur për më shumë se 50 minuta në rrugë bashkë me disa persona të tjerë që kishin thyer masat anti-Covid.

Grupet për të drejtat e njeriut deklarojnë se autoritetet po ndëshkojnë qytetarët në mënyra të çuditshme për shkelje të masave si mos qëndrimi në radhë, mosbajtja e distancës apo refuzimi i izolimit.

Grupi “Provea” postoi një video më 31 korrik ku shfaqej një ushtar i ushtrisë së Venezuelës në shtetin jugor të Tachira ndërsa urdhëronte tre të rinj të bënin pompa në rrugë pasi kishin thyer orarin e shtetrrethimit të vendosur për shkak të pandemisë.

Në disa raste të tjera, forcat e sigurisë kanë përdorur dhe dhunën si formë disipline. Më 22 korrik në një tjetër video dallohen 3 persona që qëllohen me shkopa bejsbolli nga këmbët pasi shkelën rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë