Britanikët nuk duan t’ia dinë, mbipopullohen plazhet anembanë vendit

Nuk ka asnjë shans që britanikët të zbatojnë thirrjet e autoriteteve që të shmangin grumbullimet në plazhe për të parandaluar një përkeqësim të mundshëm të situatës nga pandemia e koronavirusit.

Edhe pse rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në ishull ishin 758, turma të mëdha njerëzish nuk u trembën, por duke iu gëzuar temperaturave të larta shijuan ditën në plazhet kryesore të vendit.

Foto me të vërtetë shqetësuese vijnë nga Brighton, Dorset apo Essex të mijëra njerëzve që qëndrojnë pranë njëri tjetrit pa e vrarë mendjen për distancimin social.