Durrës, 64-vjeçari ndërron jetë tek “Kavalishenca”

kavalishenca 1100x620

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Durrësit, pikërisht brenda perimetrit të Shtëpisë së Pushimit të rezervuar për punonjësit e Ministrisë së Brendshme, e njohur si Kavalishenca.

Një 64-vjeçar nga qyteti i Patosit, me inicialet SH.XH., ka pësuar atak kardiak sapo ka dalë nga uji, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.