Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Flet pronari i hotelit në Tushemisht: Kam denoncuar autorët, na kërcënohet jeta

Nga A2 CNN
8 Gusht 2020, 12:39 | Kronikë

Zbulohen detaje të reja mbi sulmin me armë automatike që ka tmerruar pushuesit të një hoteli në Tushemisht, dy hapa nga një destinacion i njohur dhe i frekuentuar turistik si ai i Drilonit.

Sipas pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari, ngjarja ka ndodhur rreth orës 4;40, dhe ai ka dyshime të forta për autorët. “Kanë qenë dy persona në këmbë ,të cilët kanë qëlluar me kallashnikov, duke shkrehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave në të cilat kishte pushues”.

Sipas Muçllarit, djali ka patur një vit më parë një konflikt me dy persona, ku është djegur makina e tij dhe si pasojë njeri prej tyre u dënua nga Gjykata e Pogradecit për zjarrvënie të qëllimshme.

https://a2news.com/2020/08/08/sulmi-ndaj-hotelit-ne-tushemisht-dalin-pamjet-e-autoreve/

Vetëm një javë më parë, në fillim të gushtit,  një sulm i dytë ndaj djalit të tij në Pogradec nuk është konkretizuar sepse sipas tij “nuk u ka shtënë arma”. Sipas tij, policia nuk ka arrestuar autorët as pas denoncimit të tij.

“Kërkoj mbrojtje nga policia. I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë pasi këtu ju kërcënohet jeta”, shtoi pronari i hotelit të goditur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë