Gjendet në Fushë Krujë vajza e zhdukur 3 ditë më parë në Vlorë

Untitled collage 17 1100x620

Është gjetur shëndoshë e mirë vajza që ishte denoncuar si e zhdukur nga i ati në policinë e Vlorës.

15-vjeçarja Ergita Liço ishte larguar 3 ditë më parë nga banesa e saj në qytetin bregdetar dhe është gjetur nga familjarët në zonën e Fushë Krujës.

Miklovan Liço denoncoi në media mëngjesin e së shtunës zhdukjen e vajzës së tij dhe tha se kishte të dhënë se ajo ishte larguar me një djalë.

Policia ka shoqëruar disa persona me të cilët 15 vjeçarja ishte, të cilët janë duke u pyetur në ambientet e komisariatit.