I mbijetuari i Nagasakit

Terumi Tanaka ishte një djalosh 13 vjeçar që po lexonte një libër në shtëpinë e tij në Nagasaki kur Bomba e Dytë Atomike u hodh në Japoni më 9 gusht 1945. Ai e kujton atë si një tingull me zhurmë të madhe dhe pastaj gjithçka u bë e bardhë. Ai e kujton si diçka të tmerrshme, por instikti e shtriu përtokë duke mbuluar veshët e mbyllur sytë. Edhe pse humbi vetëdijen ai shpëtoi.

“Papritur, dëgjova një tingull të madh. Nuk e dija se çfarë tingulli ishte, por sa po mendova se dëgjova tingullin e madh, ambienti rrethues u bë i bardhë. Njerëzit thonë se ishte një vetëtimë, por për mua gjithçka u kthye e bardhë e ndritshme. Unë nuk dëgjova një tingull kur gjithçka u kthye e bardhë kështu që u befasova. Ndjeva se kjo ishte diçka e tmerrshme, kështu që zbrita poshtë. I mbulova veshët dhe mbylla sytë e me pas humba vetëdijen”, rrëfen Tanaka. 

Ai ishte i padëmtuar dhe dukej një mrekulli edhe pse ndikimi i bombës kishte qenë aq i fortë sa mbi të kishte rënë edhe një derë me xhama. Nëna dhe dy motrat e tij gjithashtu mbijetuan duke shpëtuar në oborrin e shtëpisë. Tanaka tha se vetëm tre ditë më vonë ai kuptoi efektin e bombës.

Ndërtesat në qytet ishin shndërruar në grumbull gërmadhash dhe metali të përdredhur. Kur shkoi të kontrollonte të afërmit e tij që jetonin aty pranë, kishte një hapësirë boshe ku më parë ishin ndërtesat dhe shumë trupa te djegur. Të plagosurit rëndë ishin të shtrire në tokë dhe në pamundësi për të lëvizur. Nuk kishte asnjeri që mund t’i ndihmonte.