Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Juve dështon në Champions, Sarri “braktiset” edhe nga presidenti: Do bëjmë vlerësimet tona

Nga A2 CNN
8 Gusht 2020, 09:34 | Futboll
Juve dështon në Champions, Sarri “braktiset” edhe nga

Një fitore e hidhur ajo e djeshmja e Juventusit, ku kampionët e Italisë për të nëntën herë radhazi edhe pse fituan 2-1 kundër Lionit nuk mundën të prisnin biletën për Lisbonë, për fazën finale të Championsit.

Por pas polemikave mbi arbitrimin, tashmë kritikat i drejtohen gjithmonë e më shumë trajnerit Maurizio Sarri, që akuzohet për një loje dhe mentaliteti jo në lartësinë e torinezëve.

Sarri zëvendësoi Massimiliano Allegrin pikërisht për t’i dhënë një loje të pëlqyeshme  Juventusit, për të synuar fitoren e Champions League që është objektivi kryesor i ekipit që në Serie A dominon prej një dekade.

Zërat për një shkarkim të tij janë gjithmonë më të shpeshta, dhe fjalët e presidentit Andrea Agnelli pas ndeshjes duket sikur e pohojnë ftohjen e marrëdhënies. “Kemi disa objektiva të qarta, që duhen respektuar brenda dhe jashtë vendit, sepse kemi lojtarin më të mirë të Champions League. Ky turne ka qenë zhgënjyes për ne, për lojtarët, për tifozët. Nuk mund të dalësh në këtë mënyrë. Do marrim disa ditë për t’u menduar dhe për të vendosur për të ardhmen”, deklaroi presidenti i Juventusit.

https://a2news.com/2020/08/07/champions-shfaqje-e-huaj-per-juventus-city-mund-dhe-ne-te-dyten-realin/

Nga ana e tij, trajneri deklaron se është i qetë. “Kam një kontratë dhe nuk mendoj që drejtues të nivelit të lartë si ato të Juventusit bëjnë vlerësime të bazuar në një ndeshje të vetme. Në Champions kemi bërë 6 fitore dhe një humbje, dhe jemi jashtë”.

Dalin ndërkohë edhe emrat e parë për Juventusin  e vitit të ardhshëm, me teknikun e Real Madrid Zinedine Zidane, por edhe atë të Lacios Simone Inzaghi që duken të favorizuar.   

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu