Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koleksioni pranverë-verë 2021, sfilata e Louis Vuitton rikthen modelët në pasarelë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2020, 18:29 | Showbiz

Louis Vuitton prezanton koleksionin e meshkujve pranverë-verë 2021, në një shfaqje të vërtetë me modelë dhe publik.

Show i markës luksoze u mbajt në Shanghai, në brigjet e lumit Huangpu në qiell të hapur. U panë pak maska mbrojtëse në fytyrë, të pranishmit ishin të ulur afër njëri-tjetrit, por masa ishin marrë mbi kontrollin e temperaturës për të gjithë të pranishmit, dhe eliminimin e biletave të letrës.

Sfilata rikthehu shijen e normalitetit në industrinë e modës, shfaqje të tilla mungonin që nga muaji shkurt me nisjen e pandemisë koronavirus, kohë prej së cilës shtëpitë e modës i prezantuan koleksionet e reja vetëm në platformat virtuale, duke u përshtatur me rregullat e sigurisë prej virusit.

Gjithsesi kufizimi i lëvizjes bëri që drejtori artistik i Louis Vuitton për veshjet e meshkujve, të mos ishte i pranishëm, por ADN-ja e tij lexohej qartë në gjithë koleksionin nga veshjet formale te ato të rrugës me krijime animaleske dhe ngjyra të shndritshme.

Krijimet e reja të Louis Vuitton, dukeshin të orientuara drejt treguat azitik, nisur dhe nga përdorimi i karaktereve vizatimorë, mjaft të pëlqyer në kulturën kineze.

Kina ka heshtur shumë prej kufizimeve prej pandemisë dhe tashmë kanë nisur të zhvillohen disa evente live. Ditën e sfilatës së Louis Vuitton, vendi deklaroi vetëm 7 raste të reja me Covid-19.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani