Kosovë, 12 viktima nga COVID-19, të infektuarit kalojnë pragun e 10 mijë personave

Lajm i fundit breaking 1100x620

Përkeqësohet sërish bilanci i pandemisë në Kosovë. Sipas autoriteteve shëndetësore të Prishtinës, sot janë regjistruar 190 raste pozitive me COVID-19, në 443 testime të kryera.

Rastet më të shumta janë sërish në Prishtinë, me 48 raste, ndjekur nga Podujeve m e18, Gjakova me 14 dhe Fushë Kosova me 13, por tashmë raste pozitive duken të shpërndara pothuajse në çdo qendër të rëndësishme të vendit.

Ndërkohë, janë 12 pacientët që nuk mundën të mbijetojnë, që çojnë bilancin e viktimave në 315.

Me  rastet e fundit, numri total i të infektuarve kalon shifrën 10 mijë, pikërisht 10.059.