Lufta që shkatërroi botën

Gati 6 vjet gjakderdhje dhe brutalitet përshkruan Europën, Afrikën e Veriut, Azinë dhe Paqësorin duke provokuar vdekjen e gati 45 milionë njerëzve edhe pse disa analiza i çojnë shifrat në 60 milionë.

Lufta e Dyte Botërore nisi të premten e 1 shtatorit 1939 kur Gjermania naziste sulmoi Poloninë. Sulmi gjerman mbi Poloninë ishte një blitz, luftë e shpejtë, bombardime të shumta nga ajri, e kombinuar me një sulm në tokë nga këmbësorët me mjete të motorizuara të shpejta dhe divizone të blinduara duke shkatërruar një pjesë të mirë të vendit.

Polonia u mposht në gati një muaj. Pasi Gjermania nuk iu përgjigj ultimatumit për t’u tërhequr nga Polonia, Britania dhe Franca i shpallën luftë. Më 17 shtator trupat sovjetike pushtuan Poloninë lindore duke e ndarë vendin nën një klauzolë të fshehtë në paktin e mossulmimit. 10 ditë më vonë, pas katër jave bombardimesh kryeqyteti Varshavë u dorëzua duke lënë më shumë se 60 mijë ushtarë të vrarë 25 mijë civilë të vrarë.

Në fund të luftës ishin vrarë 6 milionë polakë. Midis 30 majit dhe 1 qershorit të vitit 1940 porti i vogël detar francez Dunkirk u bë pika qendrore e konfliktit, pas dorëzimit të ushtrisë belge vetëm dy ditë më parë që deri në atë kohë mbante pozicione jetësore në veri të këtij porti të shkëputur nga pjesa kryesore e ushtrisë franceze, e vetmja alternativë për të mos u dorëzuar ishte evakuimi nga deti.

Rreth 330 mijë trupa aleatë të raskapitur arritën të evakuoheshin nga një pozicion në dukje e pamundur. Ishte pikërisht një armatë artizanale që e bëri të mundur që nga anijet me avull, varkat e peshkimit, jahtet e vogla deri shkatërruesit detarë të Mbretërisë.

E përshkruar si një mrekulli e shpëtimit nga kryeministri britanik Winston Churchill evakuimi i trupave britanike në 1940 nga brigjet e Francës është përcaktuar si një nga ngjarjet kyçe që përcaktuan rezultatin e Luftës së Dytë Botërore. Në shtator të po këtij viti luftanija gjermane përdori edhe një herë metodën “blitzkrieg” duke bombarduar Londrën për 57 ditë e netë me radhë, në atë që u etiketua në Britaninë e Madhe si blitz.

Periudha e saj më shkatërruese ishte mes shtatorit 1940 dhe majit 41, drejt së cilës u hodhën 50 mijë bomba, ndërsa të paktën 43 mijë njerëz u vranë. Gjermania më pas gjithë përqendrimin e saj e çoi drejt frontit lindor. Në agimin e 22 qershorit 1941, pa asnjë paralajmërim, Gjermania pushtoi Rusinë gjatë operacionit të njohur si “Barbarosa”.

Pas katër viteve luftë të tmerrshme, Ushtria e Kuqe sovjetike e shtyu Vermahtin nga portat e Moskës në ato të Berlinit, një triumf që në fakt i shkaktoi Rusisë humbjen e 13 milionë jetëve.

Konflikti mori udhë në Afrikën veriore me Tobruk të Libisë që u bë një fushë kyçe e betejës. Rrethimi i Tobruk nga prilli në nëntor të 41 zgjati 240 ditë duke vrarë me mijëra libianë dhe mbi 3 mijë ushtarë kryesisht nga Britania, Australia, Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut.

Më 7 dhjetor 1941 lufta në Europë u kryqëzua me konfliktin në Lindjen e Largët, me Japoninë që nisi një sulm të befasishëm në Pearl Harbour të SHBA-ve. Sulmet ajrore shkatërruan flotën e Paqësorit të SHBA-ve, ku vetëm një prej 96 anijeve në këtë bazë shpëtoi nga dëmtimet serioze. 2300 amerikanë humbën jetën dhe 1200 u plagosën.

Menjëherë SHBA, Britania e Madhe, Holanda, vendet nën sundimin britanik dhe disa kombe të Amerikës Latine i shpallën luftë Japonisë. Vetëm disa ditë më vonë, Gjermania, Italia dhe disa vende të tyre aleate i dolen në krah Japonisë.

Në Lindjen e Largët, Singapori pësoi një pushtim brutal mes viteve 42-45 nga Japonia ndërsa Guadal Canal, i pozicionuar në ishujt Solomon në oqeanin Paqësor ishte skena e 6 muajve të luftimeve të ashpra mes trupave japoneze dhe atyre amerikane, ku humbën jetën 38 mijë ushtarë. Pesë javë pas sulmit japonez në Pearl Harbour një batalion tokësor japonez, në 15 janar të 1942 duke ardhur nga Tajlanda kaloi kufirin në Mianmarin jugor. Forcat britanike reaguan, por nuk ishin në gjendje t’i bënin ballë japonezëve me taktikat superiore të xhunglës. Mianmari ra në duart e japonezëve në fund të majit. 

Një dimër i ashpër me dëborë pa fund në Europë ndërpreu ofensivën gjermane duke iu dhënë rusëve një shans për të organizuar kundërsulmin e tyre të pare.

Beteja e Stalingradit nga gushti i 1942 deri në shkurt të 43-it, ishte një nga betejat më të përgjakshme në historinë e luftës. Rreth 2 milionë njerëz u vranë në atë që u quajt si fitorja vendimtare e Ushtrisë së Kuqe. Për Rusinë dhe Gjermaninë, qyteti i Stalinit, buzë lumit Vollga ishte pika e kthesës e luftës në lindje.

Ndërsa ushtria e 6 gjermanë u godit për vdekje buzë Vollgës, rusët filluan udhëtimin e gjatë drejt perëndimit që do të përfundonte në Berlin. Në prill të vitit 1943, në Poloninë e pushtuar nga nazistët, disa qindra të rinj hebrenj të paarmatosur zgjodhën një luftë të pabarabartë me pushtuesit. Një kryengritje njëmujore e luftëtarëve hebrenj në geton e qytetit e njohur ndryshe si “Revolta e getos së Varshavës”.

 Gati gjysmë milioni hebrenj nga geto ishin transportuar tashmë në kampin famëkeq të vdekjes në Treblinka. 6 mijë civile hebrenj të getos që mblidheshin nga Varshava e pushtuar vdiqën në luftime dhe rreth 50 mijë u vranë pasi revolta mbaroi. Getoja e zbrazur më pas u dogj.

Më 1944 Varshava u rindez përsëri kundër pushtuesve të saj. Kryengritja e Varshavës nga 1 gushti deri më 2 tetor të këtij viti kishte në qendër guerrilet polake të cilët filluan një sulm 63 ditor ndaj nazistëve. Fillimisht polakët morën nën kontroll pjesën më të madhe të Varshavës qendrore, por e ndjenë veten të braktisur kur kërkesat e tyre për ndihmë nuk u morën parasysh nga ushtria sovjetike. Historia tregon se vdiqën mbi 16 mijë luftëtarë të rezistencës dhe 150 mijë civilë. Pasi nazistët arritën të mbysnin rebelimin, ata shkatërruan mbi 85% të kryeqytetit polak.

Më katër qershor të vitit 1944, forcat aleate çliruan Romën nga gjermanët të cilët e kishin pushtuar që nga rënia e diktatorit fashist Benito Musolini një vit më parë.  Avancimi nisi nga ishulli i Siçilisë që filloi në 11 korrik 43 dhe shkaktoi 40 mijë të vrarë.

Njoftimi triumfues se Roma ishte çliruar u shuaj shpejt nga lajmi për zbarkimin e trupave aleate dy ditë më vonë. 160 mijë trupa aleate kaluan kanalin anglez në betejën fillestare të D–Day në 6 qershor 44 duke i hapur rrugën një sulmi i cili do ta ulte në gjunjë në më pak se 12 muaj perandorinë gjermane të Adolf Hitler. Sulmi fillestar rezultoi me 6 mijë humbje jete për ushtarët amerikanë dhe 4300 britanikë dhe kanadeze. Viktimat gjermane janë të panjohura, por vlerësohen mes 4 dhe 9 mijë.

Sulmi D–Day mori përfundimisht kontrollin e Francës nga forcat gjermane pas 4 vjetësh pushtimi dhe ishte një fazë vendimtare në çlirimin e Europës.

Çlirimi i Parisit në gusht të 44 pasi kishte qenë për katër vjet nën ushtrinë gjermane, që nga qershori 1940, erdhi mes një fitoreje dramatike të popullsisë vendase, lëvizjes së rezistencës dhe udhëheqësit të saj gjeneralit Charles de Gaulle.

Më 4 shkurt 45, udhëheqësi sovjetik Josef Stalin, kryeministri britanik Winston Churchill dhe presidenti amerikan Franklin Roosvelt u takuan në qytetin e Jaltës në krime për të planifikuar humbjen përfundimtare dhe pushtimin e Gjermanise naziste. Ata ranë dakord se do të pranonin dorëzimin pa kushte 1945 ishte viti i një serie të përgjakshme nga Paqësori në Europë.

I pa prekur nga bombardimet, vetëm disa muaj nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, qyteti gjerman i Dresdenit u sulmua nga dy valë bombardimesh britanike në një distancë prej tre orësh në natën e 13 shkurtit. Numri zyrtar i të vrarëve u tha se ishte 25 mijë, por shumë të mbijetuar këmbëngulin se numri ishte më i lartë pasi shume trupa u bënë hi gjatë sulmit. 

Më 30 Prill 1945, ndërsa trupat sovjetike përparuan në Berlin, Adolf Hitler dhe gruaja e tij Eva Braun, u tërhoqën në bunkerin e tyre poshtë Kancelarisë. Të dy kryen vetëvrasje dhe mbetjet e djegura për të cilat besohet se ishin të tyre u gjetën në një krater bombe shumë afër. 
Ishte fundi i Rajhut të Tretë për të cilin Hitleri pretendoi se do të zgjaste 1.000 vjet.