Protesta në Bullgari, mijëra vetë në rrugë kundër Boiko Borisov

TxNJn4RdRPQPSR1G 1100x620

Në Bullgari nuk ndalen protestat anti qeveritare. mijëra vetë mbushën rrugët e Sofies mbrëmjen e së premtes, në vazhdën e manifestimeve disa javore kundër kryeministrit Boiko Borisov.

Protestat në kryeqytet ishin paqësore, me pjesëmarrësit që këndonin këngë, valëvisnin flamuj dhe thërrisnin ‘dorëhiqu’. 

Të mërkurën, Borisov u ofrua të jepte dorëheqjen për zgjidhjen e krizës, por tha se kabineti i drejtuar nga partia e tij, GERB duhet të qëndroje në pushtet deri në zgjedhjet e planifikuara vitin e ardhshëm. Mijëra bullgarë po protestojnë qe prej fillimit të muajit korrik duke ngritur kampe e duke bllokuar rrugët në kryeqytet.

Ata akuzojnë tri herë kryeministrin Borisov për dobësim të institucioneve shtetërore në favor të oligarkëve. Protestat kanë ulur në 14.5 përqind mbështetjet për GERB, nga 21.7 që ishin në dhjetor.