Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ronaldo premton besnikëri dhe nis pushimet: Do të kthehemi më të fortë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2020, 19:22 | Futboll
Ronaldo premton besnikëri dhe nis pushimet: Do të kthehemi më

Eliminimi nga Champions League i Juventusit ka lënë një shije të hidhur dhe për sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo, i cili në ndeshjen e dytë ndaj Lyon shënoi dy gola, të cilët nuk mjaftuan për ta kaluar Zonjën e Vjetër në fazën e ¼.

Përmes një postimi në Instagram, CR7 premtoi në një farë mënyre besnikëri ndaj ngjyrave bardhë e zi të paktën dhe për të paktën një sezon dhe u shpreh se vitin e ardhshëm duhet të përmbushen kërkesat e tifozëve që kërkojnë më shumë nga ekipi.

“Ky sezoni mbaroi për ne, më vonë se zakonisht, por më herët nga sa prisnim. Tani është koha për të reflektuar, për të analizuar sepse mendimi kritik është e vetmja mënyrë për t’u përmirësuar. Një klub i madh si Juventusi duhet të mendojë gjithnjë si më i miri në botë, të punojë si më i mirë dhe vetëm në këtë mënyrë ne mund ta quajmë veten si një ndër klubet më të mirë dhe më të mëdhenj në botë.

Fitorja e Serie A në një vit kaq të vështirë është diçka për të cilën jemi të gjithë krenarë. Personalisht shënimi i 37 golave për Juventusin dhe 11 për Kombëtaren Portugeze është diçka që bën ta shoh të ardhmen me ambicie dhe dëshirë për të vijuar për të bërë sa më mirë çdo vit. Por fansat kërkojnë më shumë prej nesh. Shpresojmë që këto pushime të na lejojnë të marrim vendimet më të mira për të ardhmen dhe të rikthehemi më të fortë dhe më të angazhuar se çdo herë”, shkruan Ronaldo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë