Shtohen raste me Covid-19 në Greqi, 22 persona pozitivë u testuan në kufij

KR FLUTURIMET GREQI frame 2388 1100x620

Autoritetet shëndetësore në Greqi raportuan një bilanc në rritje në lidhje me rastet me koronavirus në vend në ditët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, pas testimeve të kryera u shënuan 152 persona të rinj të infektuar me Covid-19, ndërsa gjithashtu u raportua dhe një humbje jete.

Selaniku dhe Atika janë rajonet me më shumë raste të reja, ndërkohë që 22 raste u evidentuan gjatë kontrolleve dhe testimeve në kufij.

Që nga nisja e pandemisë në Greqi raportohen 5421 raste me koronavirus, 211 prej të cilëve kanë humbur jetën.