Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sulmi ndaj hotelit në Tushemisht, dalin pamjet e autorëve

Nga A2 CNN
8 Gusht 2020, 10:43 | Kronikë

Dalin pamjet e marra nga kamerat e sigurisë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në mëngjes në Tushemisht, ku dy persona kanë qëlluar në drejtim të një hoteli.

Pamjet tregojnë dy persona që afrohen me një motor dhe të veshur me kaska. Pamjet tregojnë qartë që një nga personat mban në krah një armë automatike, me shumë mundësi të tipit AK-47.

Nga breshëria e plumbave u dëmtuan disa makina të parkuara si dhe u thyen xhamat e katit të parë të godinës.

https://a2news.com/2020/08/08/tushemisht-bresheri-plumbash-ne-nje-hotel-thyen-xhama-dhe-demtohen-makina/

Nuk dihen ende arsyet e aktit kriminal, por duket qartë që personat kishin një objektiv të qartë dhe mirë  të planifikuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani