Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sulmohet me makinë bombë baza ushtarake, raportohen viktima

Nga A2 CNN
8 Gusht 2020, 19:05 | Bota
Sulmohet me makinë bombë baza ushtarake, raportohen viktima

Të paktën 8 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi kamikaz në një bazë ushtarake në kryeqytetin somalez të Mogadishut.

Sipas dëshmitarëve, një kamikaz përplasi makinën e mbushur me lëndë eksplozive me dyert e bazës ushtarake që ndodhet pranë stadiumit të qytetit. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe u dëgjua dhe në periferi të kryeqytetit.

Ngjarja u mor përsipër nga militantët e Al Shabab, të cilët organizojnë herë pas here sulme të ngjashme kundër forcave të sigurisë dhe zyrtarëve të lartë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë