Tre aksidente në Vlorë brenda pak orësh

Ngjarjet Vlore frame 368 1100x620
Foto ilustruese

Fluksi i shtuar i turistëve në fundjavë dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar 3 aksidente brenda pak orësh në Vlorë, të cilat fatmirësisht kanë qenë pa fatalitete.

Dy prej aksidenteve janë regjistruar në aksin rrugor Vlorë-Levan, ndërsa aksidenti i tretë ka ndodhur në aksin Orikum-Llogora.

Në autostradë Fier-Vlorë, pranë Levanit dy makina kanë humbur kontrollin si pasojë e lagështirës dhe kanë dalë nga rruga. Pasagjerët kanë marrë lëndime të lehta dhe pasi u mjekuan në spital kanë dalë.

Ndërsa në aksidentin e ndodhur në aksin Orikum-Llogora, pranë fshatit Dukat, u përfshinë 2 makina, 2 persona mbetën të lënduar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.