Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Turizmi në Shqipëri, Basha: Në ditën më të keqe për shkak të keqqeverisjes

Nga A2 CNN
8 Gusht 2020, 15:20 | Politikë
Turizmi në Shqipëri, Basha: Në ditën më të keqe

Lideri i opozitës Lulzim Basha thotë se turizmi shqiptar gjendet në ditën më të keqe dhe shkak për këtë është keq menaxhimi qeveritar.

Në një postim në FB, me foto të plazheve të boshatisura, kryedemokrati thekson se ndonëse përbën 22% të ekonomisë shqiptare, turizmi është sot dega më e goditur nga kriza dhe pandemia.

“100 mijë punonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnë punën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve. Si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t'i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe” shkruan Basha.

Lideri i PD i kujton qeverisë se për turizmin duhen masa konkrete dhe jo video propagande të plazheve që sot janë thuajse të boshatisur.

“Një qeveri e përgjegjshme duhet të subvenciononte konsumin e qytetarëve dhe të injektonte para përmes masave konkrete mbështetëse. PD po punon me ekspertët më të mirë për një plan ekonomik që do t'i vijë në ndihmë turizmit dhe gjithë ekonomisë. Ne do t'i japim fund favorizimeve fiskale për 5 individë, ndërkohë që mbi 95% e operatorëve të tregut rrezikojnë falimentimin”, shkruan sërish ai.  

Basha e mbyll postimin duke vlerësuar se Shqipëria ka nevojë një qeveri serioze, me plan konkret zhvillimi që do të rrisë numrin e të punësuarve dhe do t'i kthejë frymëmarrjen ekonomisë dhe gjithë vendit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë