Aksident në by-passin e Fierit, ndërron jetë 45-vjeçari

aksident 1100x620

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orë 22.00 në by-passin e Fierit, në lokalitetin Baltëz, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetë një 45-vjeçar.

Bëhet fjalë për shtetasin SH.V, banues po në Baltëz, i cili është aksidentuar nga një automjet tip Mercedes i drejtuar nga një 41-vjeçar nga Tirana, me inicialet E.SH.

Personi i aksidentuar nuk mundi të mbijetojë nga plagët e marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.