Ariu çohet në këmbë, hap derën e makinës dhe siguron një vakt të mirë

Një video e jashtëzakonshme e kapur me telefon tregon momentin kur një ari arrin të hapë derën e një makine në Kolorado dhe merr prej aty çantën me ushqime duke u prishur piknikun pronarëve të mjetit.

Ariu, dukshëm i uritur, arrin të kapë dorezën e derës së pasme të makinës duke u ngritur me dy këmbë, diçka që rrallë herë është parë nga ato anë.

Video u filmua nga dritarja e një banese aty pranë. Edhe pse dritarja në derën e përparme të makinës ishte e hapur, ariu nuhati që ushqimi ishte mbrapa dhe me një teknikë të përkryer, siguroi një vakt të mirë, përgatitur për një familje të tërë. Pasi merr çantën, ariu shihet teksa largohet i lumtur drejt pyllit.