Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arratisje nga ferri në Arktik

Nga A2 CNN
9 Gusht 2020, 14:32 | Kapur në kamera

Në një zonë ku duhet të kishte vetëm akull, flakët kanë përpirë sipërfaqe të mëdha me pyje, por edhe kanë rrezikuar jetën e banorëve të një fshati rus në rrethin arktik.

Një video amatore tregon çastet dramatike ku fshatarët përpiqen t’i largohen zjarrit me varkë, duke luftuar me flakët që arrijnë deri në 10 metra lartësi. Banorët e fshatit Svatay, në Siberi, rreth 225 mbi rrethin arktik, shfrytëzuan ujin e lumit Alazeya për të shpëtuar pasi e kuptuan se zjarri rrezikonte jetën e tyre nëse qëndronin ende në fshat.

Një ferr i vërtetë, i ndezur nga era e fortë, që përveç pemëve ka zhdukur edhe një pjesë të mirë të shpendëve që jetonin aty, ndërsa kafshët e mëdha, si drerët, kanë arritur të shpëtojnë duke u futur më thellë në tundër, thonë banorët vendas.

Pamjet e rralla shihen prej shumë studiuesve si prova e qartë e pasojave të ndryshimeve klimatike. Sipërfaqja e përfshirë nga flakët në Siberi llogaritet të jetë sa 1/3-ta e Kanadasë. Në Yakutsk, qytetin më të ftohtë në botë, ku temperaturat shkojnë deri në -40 gradë celsius, vera ka qenë veçanërisht e ngrohtë këtë vit dhe tymi i flakëve që digjnin pyjet ka mbuluar shpesh qytetin.

https://a2news.com/2019/01/05/40-grade-celsius-por-jeta-nuk-ka-ngrire/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani