Juventusi i Andrea Pirlo-s, pritet revolucion, emergjencë në mesfushë

Pirlo 1100x620

Largimi që le një shije të hidhur nga Champions League, mbyllja e derës për Maurizio Sarri dhe afrimi i një embleme të vërtetë. Shumë ndryshime në vetëm pak orë për Juventus që tashmë do të ketë fytyrën dhe idetë taktike të Andrea Pirlos.

Është shumë herët për të identifikuar në detaje formimin e skuadrës së re por gjithë sipër nevoja për ndërtimin e Juventus pas zhgënjimit në Champions është e madhe sidomos në mesfushë.

Për Sami Kedirën oferta e kryesore mbetet Amerika. Matuidi ishte parashikuar të kthehej në Francë, por që atëherë ideja mbeti në letër. Për Ramsey dhe Danilo do të tentohet rivitalizimi, ndërsa dëmtimet e shumta të Douglas Costa e shikojnë të akomoduar diku tjetër.

Tema më e rëndësishme mbetet Bernardeschi, i cili mund të futet në një shkëmbim me Milik. Juventus ka nevojë të madhe për një numër 9 dhe polaku mund të përfaqësojë njeriun e duhur. De Laurentis nuk dëshiron të shitet, por lojtari e ka bërë të qartë se nuk kanë ndër mend të rinovojë me Napolin. Gonzalo Higuain me të gjitha gjasat do të kthehet në Argjentinë.

Zaniolo i Romës është një nga objektivat e Juves

Deri në këto momente ekzistojnë dy blerje të reja, Artur nga Barcelona në shkëmbim me Pjanic dhe Kulusevski nga Parma. Bardhëzinjtë synojnë Zaniolon nga Roma, ndërsa një mundësi është edhe Federico Chiesa.