Lacio po punon për shqiptarët, Muriqi dhe Kumbulla objektivat kryesorë

Kumbulla muriqi 1100x620

Lacio vazhdon të këmbëngul për futbollistët shqiptarë. Italiania “Gazzetta dello Sport“ i ka kushtuar një artikull të plotë faktit se drejtori sportiv i saj po punon në dy drejtime për të përforcuar sulmin dhe mbrojtjen. Igli Tare ka identifikuar njeriun e duhur për të forcuar sulmin dhe ky është Vedat Muriqi.

Ashtu siç konfirmon edhe presidenti i Fenerbahces, sulmuesi kosovar mund të largohet nga Stambolli. Skuadra turke kërkon të rregullojë bilancet këtë sezon, një situatë që mund të shfrytëzohet mjaft mirë nga Lacio. Me gjatësinë 1.94 cm dhe 94 kg, 15 gola në 32 ndeshje Muriqi është sulmuesi që i mungon Lacios, pasi duhen shumë muskuj përpara.

Për futbollistin, Fenerbahce kërkon rreth 20 milionë euro, por Tare shpreson të kursejë disa miliona. Përveç sulmit, Lacio dëshiron të rregullojë edhe prapavijën, ku fokusi kryesor vazhdon të jetë Kumbulla . Inter është në avantazh në negociatat për lojtarin e Veronës por bisedimet janë ngadalësuar, me Inter që po vlerëson edhe opsione të tjera.

Kjo mund të jetë arsyeja që Verona të vendosë të pranojë propozimin e Lacios 20 milionë euro së bashku me Andre Anderson.

Lacio shpreson, ushtron presion dhe luan në të njëjtën kohë shah në bisedime. Deri në 23 gusht Igli Tare kërkon të bëj publike arritje të rëndësishme me vetëdijen se afrimi i një mbrojtësi të nivelit të Kumbullës dhe një sulmuesi potent si Muriqi edhe sezonin e ardhshëm do ta vinte emrin e Lacios tek  ato pretendent për fitimin e titullit.