Mat, tenton të shuajë zjarrin, ndërron jetë i moshuari

zjarr 1100x620

Ngjarje e rëndë në Mat, ku një 79-vjeçar ka humbur jetën në përpjekje të shuarjes së zjarrit që vetë kishte ndezur.

Viktima, me inicialet H.K dhe banues në Burrel, po tentonte të pastronte tokën e tij që ndodhej në fshatin Bujkë, por zjarri mori një dimension të paparashikuar për të moshuarin, duke përfshirë edhe një godinë në pronësi të tij. Personi ka tentuar të shuajë zjarrin, por është asfiksuar nga tymi duke humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që vijojnë apelet e forcave të rendit që të mos pastrohet toka përmes zjarrit, praktikë kjo që shpesh herë përdoret në fshatrat shqiptare, por që ka një rrezikshmëri të lartë.