Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbërrijnë motoçiklistët, 250 mijë vetë në një qytet me 7 mijë banorë

Nga A2 CNN
9 Gusht 2020, 10:49 | Lifestyle

Mijëra motoçiklistë kanë mbërritur në qytezën e vogël Sturgis në Dakotën e Jugut, në një prej grumbullimeve më të mëdha të grupeve të motoristëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të gjithë Botën. Të gjithë pa maska dhe duke injoruar plotësisht rregullat e distancimit fizik në kohë pandemie, vizitorët mbushën baret dhe hapësirat publike të qytezës.

Në total pritet që të grumbullohen rreth 250 mijë vetë, një shifër gjigante për një qytezë si Sturgis, me vetëm 7000 banorë. Zakonisht, çdo vit, për festën 10-ditore mblidhen gjysmë milioni njerëz, por pavarësisht se do të jenë vetëm gjysma, frika që vendi të shndërrohet në një vatër koronavirusi është e madhe.

Të enjten, në një intervistë për CNN, kryebashkiaku i Sturgis, Mark Carstensen, tha se do të inkurajonte përgjegjësinë personale të vizitorët, por pranoi se e kishte të pamundur të ndalonte njerëzit të vizitonin qytezën e tij.

Festa organizohet prej 80 vitesh dhe është një nga aktivitetet më të shumëpritura në Sturgis, për shkak të të ardhurave që gjeneron. Edhe pse Dakota e Jugut është një prej shteteve amerikane më pak të goditur nga koronavirusi, disa banorë të shqetësuar thanë se festa duhej anuluar. Por këshilli bashkiak votoi më 15 qershor pro mbajtjes së saj.

Në Dakotën e Jugut, një shtet me popullsi prej 885 mijë banorësh, janë konfirmuar deri tani 9300 raste me koronavirus dhe 146 viktima.

A2 CNN Livestream

Dita jonë